Me ndeshjen Luftëtari- Vllaznia, Kategoria Superiore ka mbyllur sot javën e 21-të dhe ajo tashmë do t’i lërë vendin javës së 22-të.

Javë që do të rikthehet të mërkurën me tre takime dhe të enjten me dy të tjera për llogari të javës së 22-të.

Tre takimet e ditës së mëkurë do të luhen në të njëjtin orar, në orën 14:00, ndërsa ata të ditës së enjte do të jenë nën ndriçimin e projektorëve, pra në orën 17:00.

Pak a shumë të gjitha janë përballje të forta në letër, teksa edhe në fushë do të shihet kjo gjë.

Pasi veç Skënderbeut që e ka pothuajse të sigurt një dorë te titulli kampion dhe Lushnja që pothuajse quhet e rënë, të tjerat luftojnë për mbijetesën dhe për Europën.

Të mërkurën, 28 shkurt ora 14:00

Kukësi – Skënderbeu
Laçi – Vllaznia
Kamza – Teuta

Të enjten, 1 mars ora 17:00

Partizani – Lushnja
Flamurtari – Luftëtari

Ndeshjet janë llogaritur të luhen kështu por me shumë mundësi do të ketë sërish ndryshime në këtë kalendar.

Arsyeja është se Vllaznia përveç kërkesës për të shtyrë takimin me Luftëtarin nga dita e djeshme për sot, ka bërë një kërkesë për të shtyrë edhe ndeshjen me Laçin për të enjten.

Mbetet për t’u parë nëse kjo kërkesë do të merret apo jo parasysh por përderisa Luftëtari që luajti sot, do të luajë ndeshjen e rradhës të enjten, nuk ka pse të mos ndodhë kështu edhe me Vllazninë.
© shkodrasport.com