java e 22-te e “Abissnet Superiore” ka nisur me nje surprize te bukur. Ndonese shumepak kush e mendonte, Bylis ka arritur te fitoje brenda ne Laç ndaj skuadres vendase me rezultatin e ngushte 1-0. Nje gol i Flamur Ruçit ne pjesen e dyte, u ka mjaftuar ballshioteve per te marre nje trepikesh me shume vlere.

Nga ana tjeter, konfirmohet kriza e rezultateve per ekipin kurbinas qe pas humbjes javen e kaluar po ne shtepin e tij ndaj Egnatias, e perserit te njejten gje edhe sot duke vene keshtu ne dyshim arritjen e objektivave te tij.

Takimi nisi me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat shpërdoruan disa raste të pastra për shënim. Më pas pjesa e dytë foli si fillim vetëm për ballshiotët, të cilët gjetën golin me Ruçin në minutën e 54’. Më pas ata u kujdesën për të ruajtur rezultatin, duke mos i lënë shumë hapësira kurbinasve.

Kështu Bylisi largohet për momentin nga zona e ftohtë e mbijetesës duke shkuar në vendin e 7-ë me 26 pikë, ndërsa Laçi lëshon akoma dhe më shumë terren në garën për Europë, duke qëndruar në vendin e 6-ë me 29 pikë dhe tashmë rrezikon sërish të bëhet pjesë e garës për mbijetesë.

LAÇI- BYLIS 0-1

Ruçi ’54

LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Duka, Ziko, Manellari, Ujka, Barjamaj, Spahiu, Guindo, Shkurtaj. Trajner: Gentjan Mezani

BYLIS: Teqja, Adili, Zguro, Damçevski, Trumçi, Ruçi, Maçolli, Felipe, Lajthia, Kaçorri, Eskerdinja.Trajner: Naxhi Shensoi