Ndeshjet e javës së 23-të të Superligës do të luhen në dy ditë, të dielën dhe të hënën.

Kampionati tashmë ka hyrë në rrjedhën e tij dhe natyrisht që gara bëhet gjithnjë e më e fortë.

Ndeshja Vllaznia- Flamurtari ndërkohë do të luhet ditën e hënë në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Padyshim që kemi të bëjmë me një ndeshje shumë të rëndësishme që duhet fituar patjetër dhe natyrisht që duhet edhe mbështetja e tifozëve shkodranë.

Ndërkohë, kalendari i plotë i ndeshjeve të kësaj jave është ky:

Të dielën ora 17.00 Teuta- Partizani
Të dielën ora 14.00 Skënderbeu- Laçi

Të dielën ora 14.00 Lushnja- Kukësi
Të hënën ora 14.00 Luftëtari- Kamza

Të hënën ora 17.00 Vllaznia- Flamurtari
© shkodrasport.com