Kategoria Superiore do të luajë sot ndeshjet e javës së 24-t, në dy orare të ndryshme.

Në 14:00 do të zhvillohen tri sfida: Laçi-Flamurtari, Kukësi-Teuta dhe Kamza-Vllaznia.

Me start orën 17:00, janë planifikuar ballafaqimet Partizani-Luftëtari dhe Skënderbeu-Lushnja.

Sikurse shihet, kemi përplasje të ethshme, sidomos të skuadrave që synojnë zonën europiane dhe atyre që kërkojnë pikë jetike mbijetese.

FSHF-ja ka përzgjedhur tashmë edhe gjyqtarët përkatës në të pesë ndeshjet e sotme, me vetëm një stemë të FIFA-s në “aksion” si kryesor.

Fjala është për Enea Jorgjin, i cili do të bëjë drejtësi në Kamëz. Vllaznia ka kërkuar gjykim korrekt në këtë transfertë, ku synon marrjen e pikëve.

Për pasojë, në këtë 90-minutësh do të ketë edhe gjyqtarë mbas porte, apo të linjës, siç njihen ndryshe.

Nderkohe arbitri shkodran Indrit Myrtja kete jave do te jete i katert ne ndeshjen Kukesi- Teuta nderkohe qe vezhgues po ne kete ndeshje do te jete nje tjeter shkodran, Mhill Shkembi.

Kategoria Superiore, java e 24-t
Kamza-Vllaznia
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rudin Preca, Astrit Mahmuti, Klajdi Kola, Fation Xhemalaj

Laçi-Flamurtari
Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Dojando Myftari

Kukësi-Teuta
Gjyqtarë: Laver Alla, Deivis Korreshi, Marjus Qose, Indrit Myrtja

Skënderbeu-Lushnja
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Enea Pashaj, Ani Kociaj

Partizani-Luftëtari
Gjyqtarë: Andi Koci, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku