Kategoria Superiore do të rikthehet të dielën e 5 marsit, ku janë planifikuar të zhvillohen dy duelet e para të javës së 24-t të elitës së futbollit shqiptar.
Në orën 13:00, në “Adush Muça”, Bylisi do të presë Erzenin, në një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar, ndërkohë në po të njëjtën ora, Egnatia do të përballet me Kastriotin e vendit të fundit në Rrogozhinë.
Kjo javë do të mbyllet ditën e hënë me 3 duele. Në orën 13:00, Laçi do të masë forcën me Kukësin, në një përballje që gjithmonë ka rezervuar spektakël.
Ndërkohë në orën 16:00, në “Niko Dovana”, Teuta pret Vllazninë. Durrsakët vijnë pas një momenti të shkëlqyer nën drejtimin e Martinit, nga ana tjetër, shkodranët kërkojnë që të mbajnë hapin e skuadrës pretendente.
“Kapakun” kësaj jave të 24-t do t’ia vendosë kryendeshja Partizani-Tirana. Derbi i kryeqytetit që pritet të jetë një faktor i rëndësishëm për sa i përket objektivave të këtyre dy skuadrave, që synojnë titullin kampion.
AXHENDA E JAVËS SË 24-T:
E DIEL / 5 MARS
BYLIS-ERZENI ORA 13:00
EGNATIA-KASTRIOTI ORA 13:00
E HËNË / 6 MARS
LAÇI-KUKËSI ORA 13:00
TEUTA-VLLAZNIA ORA 16:00
PARTIZANI-TIRANA ORA 19:00