Kategoria Superiore do të mbyllë sot javën e 26, teksa nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit është zbardhur axhenda e javës pasardhëse. Java e 27 e Superligës do të nisë të premte me dy duele, ndërsa të shtunë do të përmbyllet me tre të tilla.
Gjithçka do të nisë në datën 13 mars, teksa në orën 14:00 do të luhen dy sfidat e kryesuesve. Kukësi do të presë Luftëtarin, me gjasë në “Elbasan Arena”, ndërsa bardheblutë e Tiranës luajnë në transfertë me Bylis.
Data 14 mars rezervon tre sfida, në dy orare të ndryshme. Laçi pret Teutën, ndërsa Vllaznia udhëton drejt Vlorës; sfida këto që do të luhen në 14:00.
Pasdite dhe nën dritën e prozhektorëve, Partizani pret Skënderbeun në 17:00, ndeshje që me gjasë do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”./newsport/