Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshje mjaft të luftuara në kuadër të javës së 27-të të kampionatit. 6 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë për këtë javë, teksa do të luhet në 2 orare të ndyshme.

Gjithçka do të nisë me sfidën mes Bylisit dhe Skënderbeut, takim që do të zhvilllohet në “Adush Muça” në orën 14:00. Një sfidë direkte mes skuadrave për mbijetesën dhe 3 pikët janë mëse të detyrueshme për qëndrimin e tyre në Superiore.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Rrogozhinë dhe Elbasan. Në “Egnatia Arena” do të sfidohen mes tyre Egnatia dhe Teuta. Sfidë kjo që do të luhet nën dritën e prozhektorëve për herë të parë në stadiumin e Egnatias

Sfida tjetër dhe që merr vëmendjen më të madhe të ditës së sotme është përballja mes Tiranës dhe Dinamos. Bardhebutë dhe “Blutë” do të luajnë derbin e 3-të mes tyre të këtij sezoni, takim që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Një takim ku fitorja vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj dhe pritet të jetë mjaft e luftuar.