Vllaznia ka lene pas barazimin me Bylisin dhe ka nisur te mendojne per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje ndaj Erzenit serish ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Kjo perballje do te rregjistroje njekohesisht edhe debutimin e trajnerit te ri ne krye te Vllaznise, pikerisht maqedonasit Goce Sedloski. Ky i fundit u emerua mbremjen e sotme ne krye te kesaj skuadre.

Gazeta meson se ndeshja Vllaznia- Erzenit nga Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit eshte vendosur te luhet diten e diele ne oren 18.00.

Kuptohet qe interesi eshte i madh per te pare se çfare do te ndryshoje tek skuadra tashme qe ka ardhur trajneri i ri, nisur qe nga formacioni, skema e lojes dhe shume gjera te tjera.

Me Erzenin do te nise faza e katert dhe e fundit e kampionatit dhe ne loje jane edhe 27 pike. Kuptohet qe çeshtja e titullit kampion tashme eshte thuajse e pamundur, por Vllaznia do te synoje te pakten te siguroje Europen permes kampionatit dhe me pas te shohe mundesine per te fituar Kupen e Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/