Sot rikthehet Superiorja me dy ndeshjet e para të javës së 29-të. Sfidat zhvillohen në orën 17:00.

Dinamo pret Bylisin ku do të kërkojë kthimin te fitorja pas humbjes me Egnatian, ndërsa ballshiotët duan vazhdimësinë.

Skënderbeu përballet me Partizanin, ku këta të fundit vijnë nga dështimi me Vllazninë.

NDESHJET E SOTME

Dinamo-Bylis ora 17:00 (Në “Elbasan Arena”)

Skënderbeu-Partizani ora 17:00