Nga Endri ÇINARI

Java e 32-të e Superiores ishte më shumë se pozitive për disa nga futbollistët shkodranë. Kështu duke nisur nga Arsid Kruja i Teutës, me shkodranin që ishte një nga më të spikaturit e durrsakëve në barazimin 0-0 ndaj Vllaznisë. Ku madje mesfushori iu afrua edhe golit me anë të një goditje dënimi që shkoi ngjitur me shtyllën e Jukajt.

Një paraqitje shumë pozitive zhvilloi edhe Marcelino Preka në rradhët e Partizanit. Në triumfin e të kuqve 1-0 përballë Laçit, mbrojtësi arriti të limitonte në maksimum sulmet e kurbinasve. Ku edhe me shiritin e kapitenit në krah, tashmë 21-vjeçari është një lider në rradhët e 17 herë kampionëve të vendit.

Edhe në Korçë, në përballjen Skënderbeu-Dinamo protagonistë ishin futbollistët shkodranë. Ku do ishte fillimisht Qardaku që do i jepte avantazhin bluve falë një goli që në minutën e 10-të. Rrjetës së shkodranit të Dinamos do i përgjigjej shkodrani i Skënderbeut, Nikaj. Që me anë të një penalltie barazoi shifrat në minutën e 55-të.

Ky ishte edhe goli i 5-të sezonal për 23-vjeçarin e bardhekuqve. Një paraqitje pozitive në portë për korçarët zhvilloi edhe Kristian Rroku. Portier shkodran, por i lindur dhe rritur në Greqi. Një fundjavë pozitive për futbollistët shkodranë që nga java në javë shndërrohen shumë të rëndësishëm për skuadrat e tyre.(www.shkodrasport.com)