Kategoria Superiore luan sot javën e 33-të të saj dhe sektori përkatës në FSHF ka përzgjedhur arbitrat e ndeshjeve.
Vëmendja është më shumë te ndeshjet e Shkodrës dhe Gjirokastrës, pasi kanë një rëndësi të veçantë.
Kridens Meta do të gjykojë ndeshjen Vllaznia-Kamza, që është një nga të rëndësishmet e kësaj jave.
Vendos shumë për skuadrën që mbijeton në Superiore dhe për këtë ndeshje është zgjedhur Kridens Meta.
Në Gjirokastër, ku luhet për Europën, gjykon Beqiri, ndërsa Flamurtari-Laçi, që zhvillohet në Elbasan, e gjykon Koçi.
Bie në sy fakti se sot nuk do të gjykojë asnjë nga tre arbitrat me stemën e FIFA-s, Jorgji, Hamiti dhe Xhaja, edhe pse janë ndeshje shumë delikate.
Ndeshjet e sotme dhe arbitrat:
Vllaznia-Kamza (19:00)
K.Meta, E.Doda, N.Bregasi
Lushnja–Skënderbeu
K.Shahini, F.Lamaj, H.Lisaku
Luftëtari-Partizani
A.Beqiri, D.Rexha, A.Shkreta
Flamurtari-Laçi
A.Koçi, E.Barushi, R.Dobruna
Teuta-Kukësi
K.Kola, E.Ganxhi, D.Myftari