Java e 4-te e “Abissnet Superiore” ka shenuar edhe ndeshjen e pare te ketij sezoni ne kete kategori per arbitrin shkodran Indrit Myrtja. Atij i ishte besuar takimi Egnatia- Kastrioti qe perfundoi me fitoren e vendasve 2-1.
Bashke me Myrtjen ne kete ndeshje, ka qene ne Rrogozhine edhe asistenti shkodran Mehmet Bega e po ashtu edhe tiranasi Nertil Bregasi.
Duhet thene se ka qene nje takim shume “i nxehte”, por arbitri 31 vjeçar e ka menaxhuar ne menyren e duhur dhe si rrjedhoje ka marre vleresime pozitive nga specialistet e kesaj fushe.
Ish- arbitri i FIFA-s gjate movioles ne “Procesi Sportiv” ia ka konsideruar te drejta disa prej vendimeve te marra nga Myrtja ne kete ndeshje.
Ai ka akorduar 11-metersh ne minuten e 25-te te ndeshjes per Egnatian dhe vendimi nuk eshte kundershtuar sepse nderhyrja ishte vertete e gabuar brenda zones dhe e ndeshkueshme.
Por ne kete ndeshje ka patur edhe momente te tjera shume te diskutueshme duke vijuar me kartonin e kuq per futbollistin e Egnatias Kodra, kartonin e dyte te verdhe dhe me pas te kuqin per Bruno Telushin, apo dhe kartonat e verdhe per trajnerin e Kastriotit Ramadan Ndreu dhe zevendestrajnerin e Egnatias Thartori./SHKODRA-SPORT.COM/