Sot përmbyllet java e 5-të e Superiores me tre sfida në orare të ndryshme.

Në orën 15:00 Egnatia do të presë Lacin, me rrogozhinasit që vijnë në këtë duel pas barazimit me Partizanin. Ndërsa kurbinasit pas fitores me Vllazninë.

Skënderbeu dhe Kukësi do të përballen në orën 18:00. Të dyja ekipet vijnë në këtë duel pas humbjeve në javën e shkuar dhe do të kërkojnë fitoren.

Vllaznia do të presë në orën 20:15 Teutën në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shkodranët duan 3 pikët në shtëpi pas humbjes në Laç dhe durrsakët një tjetër fitore pas asaj me korçarët.