Java e 5-të e Superiores do të startojë me dy duele që do të luhen në orare të ndryshme.Në orën 16:00 Egnatia do të përballet me Bylisin, ku rrogozhinasit do të kërkojnë me patjetër rikthimin te fitorja pas humbjes kundër Vllaznisë. Ndërsa ballshiotët vijnë në këtë sfidë pas barazimit me Tiranën.

Teuta dhe Vllaznia do të luajnë në orën 19:00 në Durrës. Të dyja skuadrat vijnë me moralin lart pas triumfeve në javën e shkuar. Shkodranet sigurisht qe do te kerkojne fitoren per te ruajtur kreun, por nga ana tjeter edhe durrsaket duan te tregojne se sivjet kane me shume pretendime.

Si rrjedhoje pritet nje 90 minutesh interesant ne “Niko Dovana” ne nje takim i cili do te mbylle edhe siparin e perballjeve te dites se sotme, per t’ia lene pastaj vendin tre ndeshjeve te tjera te kesaj jave qe do te luhen neser.

NDESHJET E SOTME

EGNATIA-BYLIS ORA 16:00

TEUTA-VLLAZNIA ORA 19:00