Java e 5-te e “Abissnet Superiore” do te nise sot me ndeshjen Tirana- Teuta dhe si asnjehere tjeter do te zgjatet ne 4 dite per te perfunduar te henen me sfiden Kukesi- Partizani.

Tirana dhe Teuta do të përballen në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një duel që sheh dy ekipet të luftojnë vetëm për fitore, pasi kriza e rezultateve pozitive sa vjen e shtohet.

Ndeshja e vlefshme për javën e 5 të Superligës gjen kampionët me 3 mungesa të rëndësishme. Tekniku Orges Shehi veç mungesës së 3 lojtarëve titullar si Qefalija, Najdovski dhe Hussein që nuk janë të gatshëm për këtë takim është dhe dilema e madhe për vijën e parë të sulmit.

Shehi pas disa rotacionesh me Hasanin në sulm dhe Ismajlgeci në krah, lojtarët do jenë pjesë e pozicioneve të tyre natyrale dhe në majën e sulmit do të jetë Patrick ose Berisha.

Nderkohe edhe te Teuta ka probleme me ndertimin e formacionit megjithate per trajnerin Shkembi e rendesishme eshte qe ne kete sfide te merret maksimumin, per te kaluar momentin e veshtire qe po kalon skuadra./SHKODRA-SPORT.COM/