Java e gjashtë e Superiores do të rikthehet në fundjavë, kur janë planifikuar të zhvillohen 5 duelet interesante. Siparin e kësaj jave do e ngrejë dueli mes Skënderbeut dhe Laçit, që do të zhvillohet ditën e shtunë në Korçë prej orës 17:00. Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin Partizani-Tirana që do të luhet në orën 20:00 në “Arenën e Demave”.

Edhe e diela vjen me 3 duele interesante. Ku në orën 17:00, Vllaznia do të masë forcën me Bylisin, ndërkohë që kjo javë mbyllet me dy duelet Teuta-Dinamo Siti dhe Elbasani-Egnatia, që luhen paralelisht në orën 20:00.

AXHENDA E JAVËS SË GJASHTË:

E SHTUNË:

SKËNDERBEU-LAÇI ORA 17:00

PARTIZANI-TIRANA ORA 20:00

E DIEL:

VLLAZNIA-BYLIS ORA 17:00

TEUTA-DINAMO SITI ORA 20:00

ELBASANI-EGNATIA ORA 20:00