Nga Endri ÇINARI

Java e 6-të e Superligësdo ngrejë siparin ditën e sotme. Duelet e para të raundit të 6-të do jenë me të vërtetë interesante, duke premtuar përplasje direkte. Kështu gjithçka do nisë në orën 17:00, me ndeshjen Skënderbeu-Laçi. Në Korçë do jenë përballë njëra-tjetrës dy ekipe në krizë rezultatesh.

Respektivisht Skënderbeu me 4 pikë dhe Laçi me 3 të tilla ndajnë dy vendet e fundit të klasifikimit. Duke treguar në këtë mënyrë vështirësitë që kanë hasur këtë fillim sezoni. Një duel ku të dy ekipet shihen si të barabarta dhe që mund ta shfrytëzojnë për të dalë nga kriza. Ndeshja tjetër që do luhet ditën e sotme në Superiore është derbi mes Partizanit dhe Tiranës.

Dy skuadrat e kryeqytetit do jenë përballë në orën 20:00. Ku pavarësisht formës që mund të jenë duke kaluar ekipet, ku Partizanit shihet si më i favorizuar, gjithçka harrohet në një ndeshje të tillë. Ku nuk ka favoritë pasi shpesh ndodh që në duele të tilla të mos triumfojë ekipi favorit. Java e 6-të do e mbyllë aktivitetin e saj ditën e nesërme me 3 ndeshje të tjera.

Në orën 17:00, Vllaznia do presë Bylisin në “Loro Boriçi”. Me shkodranët që do kërkojnë të shfrytëzojnë formën e mirë për të mposhtur edhe ballshiotët.

Po ashtu nesër në orën 20:00 do zbresë në fushë edhe Teuta që kërkon reagimin në shtëpi kundër Dinamos. Dhe po në të njëjtën orën AF Elbasani pret në shtëpi Egantian, një duel mjaft interesant dhe për tu shijuar nga të gjithë./www.shkodrasport.com/