Java e 7-të e Superiores do ngrejë siparin që ditën e sotme. Në orën 16:00 do luhet dueli që mund të quhet kryesori i këtij raundi. Në Rrogozhinë do jenë përballë Egnatia dhe Partizani. Skuadra kampione dhe nën kampione e vendit në sezonin e shkuar. Të dy ekipet vijnë me pretendime edhe këtë edicion.
Me ekipin e Tetoves që aktualisht është në vendin e dytë me 11 pikë dhe të kuqtë me 9 pikë deri më tani. Gjithçka parashikohet e fortë dhe e barabartë mes dy skuadrave.
Duelet e javës së 7-të do vijojnë nesër me dy ndeshje të tjera. Laçi do presë Teutën në shtëpi në orën 16:00. Ku kurbinasit kërkojnë kthesën pasi janë në vendin e fundit e nga krahu tjetër durrsakët duan vijimin e rezultateve pozitive.
Në orën 19:00 ditën e nesërme, kryesuesja e Superligës, Vllaznia viziton Dinamon. Me kuqeblutë që po kalojnë një formë të shkëlqyer, ku përballë do kenë një skuadër që ka marrë një fytyrë tjetër me Dajen në stol. Ky raund i Superiores do jetë i shtrirë në 3 ditë, pasi edhe të dielën do ketë 2 ndeshje të tjera.
Në orën 16:00 të së dielës Bylis pret në shtëpi AF Elbasanin. Me dy ekipe që kanë objektiva të ndryshëm në këtë edicion dhe ku dueli pritet interesant. Gjithçka për këtë javë do mbyllet me ndeshjen Tirana-Skënderbeu.
Me bardheblutë që do kërkojnë fitoren e parë këtë edicion pas 6 barazimeve në 6 ndeshjet e para. E ndërsa korçarët me plot luhatje kërkojnë të gjejnë stabilitetin e munguar.
Endri ÇINARI