Nga Endri ÇINARI

Java e 8-të e Superiores është mbyllur mbrëmë me takimet e fundit të luajtura. Ku në fushë ishin Elbasani dhe Vllaznia që sfidën mes tyre e përfunduan me rrjeta të paprekura. Për rezultatin përfundimtar të shifrave 0-0, pavarësisht se të dy skuadrat kishin mundësitë e tyre për fitimin e ndeshjes.

Një tjetër ndeshje që u luajt mbrëmë, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ishte ajo mes Teutës dhe Tiranës. Në fund pikët e plota ishin të ekipit të drejtuar nga ana e Edi Martinit. Ku Teuta arriti të mposhte me shifrat 3-1 skuadrën e Tiranës. Protagonist për “djemtë e detit” ishte edhe Arsid Kruja. Me shkodranin i cili ishte ndër më të mirët e takimit në 90 minutat kundër kryeqytetasve.

Madje 31-vjeçari shënoi edhe një gol mjaft të bukur në minutën e 8-të. Ku pas një goditje të fortë diagonale i dha avantazhin momental 1-0 ekipit durrsak. Duke i hapur në këtë mënyrë rrugën drejt fitores bregdetarëve. Por një tjetër shkodran ishte protagonist me gol në javën e 8-të të Superiores. Ai ishte Marcelino Preka i cili aktivizohet në rradhët e Partizanit.

Mbrojtësi përveç se ishte i pakalueshëm në ndeshjen e fundit kundër Bylis ishte vendimtar edhe për fitoren e të kuqve. Kjo pasi Preka ishte autori i golit të vetëm të shënuar nga Partizani për fitoren 1-0 ndaj ballshiotëve. Ku pas zhvillimeve të një goditje këndi, shtatlarti gjeti kohën e duhur të topit, duke e dërguar në rrjetë dhe duke i dhuruar pikët e plota “demave”./www.shkodrasport.com/