Pas derbit të kryeqytetit që u luajt mbrëmjen e djeshme, ku Partizani triumfoi 2-1 ndaj Tiranës, e gjithë vëmendja tashmë është kthyer te java e 9-të e Superiores. Ndeshjet e vlefshme për këtë javë do të luhen në 3 ditë, duke nisur që të shtunën me një takim, të shtunë dhe të dielën me nga dy sfida.

Gjithçka do të nisë me duelin mes Skënderbeut dhe Vllaznisë që do të luhet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 17:00. Korçarët dhe shkodranët do të përpalsin “brirët” mes tyre për 3 pikët e kesaj jave, ndërsa luftojnë në distancë me ekipet e tjera për një vend në “Final-Four”.

Kukësi – Laçi do të luhet të dielën në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 14:00. Verilindorët do të tentojnë rikthimit te fitorja, teksa Stavri Nica do të vihet përballë ish-skuadrës së tij që tashmë drejtohet nga Mirel Josa. Po në këtë ditë do të luhet edhe dueli mes Dinamos dhe Teutës. Në “Elbasan Arena” ekipet do të kërkojnë 3 pikët duke nisur që nga ora 17:00, teksa është një duel direkt për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Ndërkohë të hënën do të luhen dy përballjet e tjera. Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” Egnatian. Bardheblutë pas humbjes në derbi kanë detyrim vetëm fitoren, teksa përballë do të ken ë kryesuesit e kampionatit. Rrogozhinasve nuk iu lejohen hapat fals, pasi në të kundërt do të rrezikonin vendin e parë.

Sfida e fundit e kësaj jave do të jetë mes Erzenit dhe Partizanit. Një duel mjaft interesant që do të luhet në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 17:00. Ashtu si shijakasit edhe demat vijnë pas fitoreve dhe në duelin mes tyre synojnë një tjetër rezultat pozitiv./newsport/