Kategoria e Dytë ashtu si Superiorja dhe Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet t saj në fundjavë. Kështu të shtunën do të luhen sfidat e javës së 2 të grupit A të kësaj kategorie.

TT 6 sfidat do të luhen në të njëjtën orë, 16:00. Adriatiku do te prese ne fushen e tij Tërbunin dhe do te kerkoje edhe ndaj tij fitoren ashtu siç beri javen e kaluar kur triumfoi ndaj Basanias.

Gramshi nderkohe do te prese Sopotin, ndersa Albanët do te presin ne fushen e vet Naftëtari. Murlani pas disfates se thelle ne javen e pare 1-8 ne Koplik ndaj Veleçikut, kete here kane nje tjeter perballje te veshtire. Djemte e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj do te presin ne fushen sportive te Barbullishin Besëlidhjen e drejtuar nga Dritan Smajlaj.

Sfide interesante ajo e Fushe- Krujes ku Iliria vendase pas barazimit javen e kaluar ne Puke me Terbunin, tashme do te prese Veleçiku duke kerkuar qe te rregjistroje ndaj tij fitoren e pare ne kete kampionat.

Basania sakaq do te prese ne fushen sportive te Bushatit ekipin e Luzit. Ky i fundit konsiderohet nder favoritet e ketij grupi dhe kete e tregoi javen e pare kur fitoi ne tranferten e veshtire te Librazhdit ndaj Sopotit vendas. Kjo e ben edhe me te veshtire sfiden per djemte e drejtuar nga Haris Lika, megjithate me perkushtim ata mund t’ia dalin te mos largohen pa pike nga kjo sfide./www.shkodrasport.com/