Vllaznia shpëton nëse fiton në Korçë dhe Kamza mundet nga Partizani. Nëse kamzalinjtë barazojnë me të kuqtë, shkodranëve u duhet minimalisht një fitore me katër gola diferencë ndaj Skënderbeut për të shpëtuar.
Nëse sfida mes Kamzës dhe Partizanit mbyllet në barazim dhe Vllaznia fiton 0-3 në Korçë, atëherë, skuadra që bie në Kategorinë e Parë përcaktohet me short, pasi ezaurohen të gjitha pikat e rregullores.
Ne kete menyre, siç shikohen edhe nga llogarite e mesiperme, Vllaznia ka serish shanse per te qendruar ne Superlige.
Rezultate e javes se 35-te kane rikthyer entuziasmin ne kampin shkodran megjithese tifozet serish vazhdojne te vuajne dhe nuk duan ta pranojne nje situate te tille.
Gjithsesi, e rendesishme eshte qe Vllaznia te shpetoje edhe sivjet dhe pastaj gjerat te marrin rruge tjeter per sezonin e ardhshem sepse pritet edhe privatizimi i klubit.