Sot, do të luhet akti i fundit i këtij sezoni futbollistik. Java e 36-të e Superiores do të ulë “siparin” për edicionin 2017-2018, ku kampion do të zyrtarizohet sot Skënderbeu.

Në Korçë pritet festë e madhe dhe për këtë Radio Televizioni Shqiptar ka zgjedhur të transmetojë sot pa pagesë këtë sfidë.

Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të jenë në stadiumin e Skënderbeut, mund ta ndjekin ndeshjen pa pagesë drejtpërdrejtë në RTSH.

Kujtojmë që takimi mes Skënderbeut dhe Vllaznisë do të luhet në orën 17:00.