Kategoria Superiore do të ul siparin e saj ditën e mërkurë në datën 29 korrik. Java e 36-të do të luhet e gjitha në një ditë, por me dy orare të ndryshme.

Të gjitha çështjet e këtij kampionatin janë zgjidhur përfundimisht dhe java tjetër do të jetë thjesht për formalitet. Tirana është kampione e vendit, Kukësi, Laçi e Teuta në Europë, Vllaznia në “Play-out” dhe Luftëtari e Flamurtari në Kategorinë e Parë.

Bardheblutë do të ngerjnë lartë titullin kampion në orën 17:45 në “Selman Stermasi” si dhe ndeshja tjetër në këtë orar do të jetë mes Luftëtarit dhe Kukësit. 3 sfidat e tjera do të luhen në mbrëmje në orën 20:45.

E mërkurë 29 korrik

Tirana-Bylis 17:45

Luftëtari-Kukësi 17:45

Teuta-Laçi 20:45

Skënderbeu-Partizani 20:45

Vllaznia-Flamurtari 20:45