Java e gjashtë e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në tre ditë, të premten, të shtunën dhe të dielën.
Sfida e parë do të luhet sot, në orën 14:30. Laçi do të përballet me Tiranën në kompleksin sportiv “Zmijani”.
Të shtunën do të luhen tre ndeshje. Apolonia – Lushnja do të zhvillohet në orën 10:00, në Fier.
Dy takimet e tjera do të luhen në orën 13:00. Teuta do të përballet me Gramshin, ndërsa Egnatia me Kinostudion.
Java e gjashtë e kampionatit të futbollit të vajzave do të mbyllet të dielën me supersfidën Partizani – Vllaznia.
Ky takim do të luhet në orën 13:00, në stadiumin “Arena e Demave”.