Ditën e sotme është luajtur edhe ndeshja e fundit e javës së parë në kampionatin e femrave. Vllaznia kampione ka luajtur në transfertë ndaj Teutës ku ka fituar me rezultatin e thellë 0-9.

Një ndeshje totalisht e dominuar nga vajzat shkodrane që kanë shkatërruar femrat durrsake, madje fitorja mund te kishte qene edhe me e thelle.

Pjesa e parë është mbyllur me rezulatin 0-4 me golat e me 3 golat e Dauzat dhe një gol e Lufo. Pas perfundimit te saj, trajneri Leka ka bere disa zevendesime duke aktivizuar disa lojtare te reja ne fushen e lojes.

Në të dytën protagoniste ka qenë Megi Doçi që ka shënuar 5 herë duke e çuar rezultatin përfundimtar në 0-9. Nje fitore e lehte pergjithesisht e ekipit shkodran ne kete jave te pare te kampionatit.

Vllaznia edhe sivjet konsiderohet pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion edhe sivjet, titull ky qe do te ishte i shtati rradhazi per te.