Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e 6-të. Pas barazimit ditën e djeshme 0-0 mes Tiranës dhe Partizanit, ditën e sotme u luajtën edhe 4 sfidat e tjera.
Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Bylisit, Skënderbeu barazoi 1-1 ndaj Laçit, Kukësi fitoi 1-0 ndaj Apolonisë, ndërsa Teuta barazoi sërish 1-1 kundër Kastriotit. Kategoria Superiore do të rikthehet në mesjavë dhe ditën e mërkurë do të luhet java e 7-të.
Në orën 13:45 do të luhen 4 sfida, ndërsa në orën 16:45 do të luhet Partizani-Teuta në “Elbasan Arena”.
Vllaznia nderkohe do ta luaje ndeshjen e saj ne Kamez ndaj Kastriotit. Do te jete nje ndeshje interesante e cila duhet patjeter qe te mos humbet nga kuqeblute per te mos e leshuar kreun e renditjes.
Më poshtë ndeshjet dhe oraret e 5 sfidave të javës së 7-të.
Java e 7-të/
9 dhjetor E Mërkurë:
Bylis-Kukësi 13:45
Kastrioti-Vllaznia 13:45
Laçi-Tirana 13:45
Apolonia-Skënderbeu 13:45
Partizani-Teuta 16:45