“Abissnet Superiore” mbyll sot javën e shtatë dhe tashmë është bërë gati për javën e tetë, e cila do të startojë pas tre ditësh.
Së fundmi është bërë me dije dhe kalendari i javës së tetë, që do të ndahet në tre ditë, me datat 6, 7 dhe 8 tetor.Më datë 6 Egnatia do të presë në Rrogozhinë Dinamon në orën 14:00, ndërsa një ditë më vonë, po në këtë orë luhet sfida Vllaznia-Tirana, por jo në “Loro Boriçi”, por në “Kukës Arena”.
Më datë 8 tetor Laçi do të presë Skënderbeun në orën 14:00, ndërsa në orën 18:00 luhen sfidar Partizani-Kukësi dhe Teuta-Erzeni.
KALENDARI JAVA 8
E PRMETE – 6 TETOR 2023
EGNATIA – DINAMO 14:00 “EGNATIA ARENA”
E SHTUNË – 7 TETOR 2023
VLLAZNIA – TIRANA “KUKËS ARENA”
E DIEL – 8 TETOR 2023
LAÇI – SKËNDERNEU 14:00 “LAÇI STADIUM”
PARTIZANI – KUKËSI 18:00 “ARENA E DEMAVE”
TEUTA – ERZENI 18:00 “NIKO DOVANA”