Java e tretë e kampionatit shqiptar (Kategoria Superiore) do të kthehet të shtunën e 21 nëntorit pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtares së Shqipërisë.

Të gjitha takimet e javës së tretë do të luhen në këtë datë. Sfida kryesore është “klasikja e futbollit” shqiptar Vllaznia-Tirana. Kuqeblutë vijnë si kryesues të kampionatit, ndërsa bardheblutë pas humbjes me Teutën 0-1. Një tjetër takim me shumë interes është dhe Teuta-Kukësi.

Partizani i Ilir Dajës luan ndaj Laçit, ndërsa Kastrioti sfidon Apoloninë. Bylisi luan në shtëpinë e tij me Skënderbeun.

Por, futbolli shqiptar do të rikthehet të enjten me ndeshjet e raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

JAVA E TRETË E KATEGORISË SUPERIORE

TEUTA-KUKËSI

VLLAZNIA-TIRANA

PARTIZANI-LAÇI

BYLIS-SKËNDERBEU

KASTRIOTI-APOLONIA