Kjo mund të quhet edhe si java e zjarrit, duke parë përballjet që rezervohen. Në orën 13:00, janë planifikuar të luhen 3 sfida. Laçi pret në shtëpi Partizanin, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të synuar titullin kampion më tej.
Përballje e rëndësishme është edhe ajo mes Skënderbeut dhe Bylisit në Korçë, metë dyja skuadrat që kanë objektiv qëndrimin në Superiore. Përballja tjetër në 13:00, është ajo mes Apolonisë dhe Kastriotit.
Në 16:00, janë planifikuar të luhen 2 ndeshjet e tjera. Tirana pret në kryeqytet Vllazninë kryesuese, ndërkohë që Teuta luan në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit.
Java 30-të:
E mërkurë, 28 prill
Apolonia-Kastrioti 13:00
Laçi-Partizani 13:00
Skënderbeu-Bylis 13:00
Tirana-Vllaznia 16:00
Kukësi-Teuta 16:00