Ndeshjet e javës që lamë pas nuk kanë dhuruar rezultate të mira për ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia. Ekipi i femrave nën drejtimin e trajneres Sadije Gogaj ka luajtur në Shkodër ndaj Minatorit të Rrëshenit dhe ka humbur 0-3. Seti i parë ka dhuruar 13 pikë për shkodranët përballë 25 të rrëshenasve, në të dytin vetëm 7 dhe në të tretin 16. Pas kësaj humbje, Vllaznia mban vendin e parafundit në renditje, atë të tetin me tre pikë të grumbulluar duke lënë poshtë vetes vetëm Korabin e Peshkopisë.
Për meshkujt, kampionati ka nisur pikërisht dje me javën e parë. Shorti kishte dhuruar përballjen Studenti- Vllaznia që këtë javë. Seti i parë ka patur shumë rivalitet dhe është fituar nga Studenti 27-25, të dytin e fiton Vllaznia 25-16 dhe duket se pas këtij seti, ngjallen shpresat për një fitore të këtij takimi por rezistenca e shkodranëve vetëm kaq ishte. Në dy setet e tjera, janë vendasit ata që i fitojnë 25-8 dhe 25-15 duke fituar krejt ndeshjen 3-1.