Dita e sotme ka qene e gjitha pushim per futbollistet e Vllaznise, por nga neser do nise “dajaku” per ta. Stafi teknik ka paralajmeruar serish dy seanca stervitore sepse do te mundohet ta shfrytezoje kete periudhe te nderprerjes se kampionatit, per te rritur formen fizike te lojtareve.
Kryesisht behet fjale per ato qe kane ardhur me vone nga merkatoja dhe per kete arsye, puna do te jete shume e forte me ta ne menyre qe te kapin ritmin e pjeses tjeter te skuadres dhe per t’i sherbyer sa me mire asaj per ndeshjet e ardhshme.
Neser ekipi do te zhvilloje seancen e pare ne oret e mengjesit dhe tjetren pasdite, po ne fushen e kompleksit “Zmijani” ku jane duke u stervitur gjate kesaj periudhe.
Trajneri Jonuz e ka thene disa here se kjo nderprerje ka ardhur ne kohen e duhur dhe do te mundohet ta shfrytezoje ashtu si duhet, per ta forcuar skuadren per ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga ajo me Teuten.
Aktualisht nuk ka asnje futbollist me probleme demtimesh dhe shqetesimi i vetem per momentin eshte mosbashkimi ende me skuadren i mbrojtesit ugandez Walusimbi Godfrey por edhe ai pritet qe te jete ne stervitje deri ne fund te kesaj jave.