Shqipëria u-21 ditën e djeshme luajti ndeshjen e fundit për këtë edicion futbollistik. Kuqezinjtë e vegjël arritën të triumfonin në shifrat 3-1 kundër Bullgarisë, në një takim që kishte thjesht vlera miqësore. Por më tepër shërbeu për të krijuar një ide për krijimin e grupit për kualifikueset e rradhës.

Skuadra shfaqi një futboll shumë të mirë kundër bullgarëve , duke krijuar shumë optimizëm. Një nga lojtarët titullarë ishte edhe Elmando Gjini.

Futbollisti me origjinë nga Shkodra, por i lindur dhe rritur në Suedi arriti të zhvillonte një ndeshje goxha pozitive. Në rolin e qendër mbrojtësit dhe me një fizik për tu admiruar, Gjini arriti të ishte imponues për kundërshtarët.

Në rrjetin social Instagram, ai së fundmi ka postuar një foto të grumbullimit të fundit. Shtatlarti shkruan se ishte një javë e shkëlqyer me kombëtaren. Kjo për të vlerësuar përfaqësuesen e tij, duke qenë krenar për rezultatin dhe ecurinë.

Futbollisti pavarësisht se është zhvilluar futbollistikisht në Suedi dhe Itali, aktualisht luan në Portugali. Duke qenë kështu pjesë e skuadrës së Amoras.

Në moshën 20-vjeçare tashmë, ai do tentojë një skuadër akoma më të madhe. Dhe duke parë potencialin që zotëron, me siguri Gjinin shumë shpejt do e shikojmë në një skuadër të madhe në Europë.
Endri ÇINARI