Kjo jave ka qene shume e suksesshme per ekipet e “Djelmnia shkodrane’. Te kater ekipet e saj qe kane zbritur ne fushen e lojes, kane arritur t’i fitojne ndeshjet e tyre duke treguar edhe njehere tjeter se te keto ekipe punohet shume mire.
Keshtu, ekipi U9 qe drejtohet nga trajneri Bledar Marshija ka luajtur ndaj Shpreses dhe ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj tij, me golat e shenuar nga futbollistet Lulzim Martini dhe Leart Vukaj
Nderkohe ekipi U11 i “Djelmnia Shkodrane” qe drejtohet nga trajneri Fatmir Marku ka arritur nje fitore me rezultat shume te thelle ndaj ekipit “The Door” me rezultatin 12-0. Ka spikatur mbi te gjithe futbollisti Kevin Dodaj qe ka shenuar 5 gola, ndersa Noel Hajdari ka shenuar 3. Nga nje gol nderkohe kane shenuar Rikardo Zefi, Jurind Matoja, Teo Rrahishta dhe Albi Ramekaj.
Sa i takon ekipit U13 qe drejtohet nga trajneri Suad Prençi, ai ka zhvilluar nje ndeshje me rivalitet ndaj Shpreses, por ne fund ka fituar me shifrat 2-1. Per “Djelmnine” kane shenuar futbollistet Marjan Çerjani dhe Luis Suka (1).
Ekipi U17 me trajner Arber Shytanin qe merr pjese siç dihet ne kategorine e pare, sot eshte ndeshur me ekipin e Bylisit dhe ka fituar me shifrat 3-1. Golat per te jane shenuar nga Ermal Doçaj, Anid Plangaj dhe Fabio Shkami.
Vlen per t’u theksuar aktivizimi i dy lojtarve të rinj te datelindjes 2008 , Marlen Bregu dhe Fabio Shkami te cilet bene nje performance shume te mire ne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/