Atletik Klub me dy grupmoshat U-14 dhe U-15 ka marrë dy fitore me vlerë në ecurinë e tyre në kampionat, teksa ato kanë fituar ditën e djeshme ndaj skuadrave të Besës. Këto fitore padyshim që do t’i ndihmojnë dy ekipet e Atletik Klub për ecurinë e tyre të mëtejshme në kampionat.
Fillimisht, për t’u ndalur tek ekipi i U-14, i cili fitoi 4-2 me Besën, takimi është dominuar nga futbollistët e drejtuar nga trajneri Eder Zmijani dhe ata kanë shënuar shpejt me anë të Ymerajt dhe Kastratit, por pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej në shifrat e barabarta 2-2, pasi edhe miqtë reagojnë me dy gola.
Megjithatë, pjesa e dytë ishte krejt ndryshe. Atletik U-14 rimori në dorë frenat e lojës dhe protagonistë me golat e tyre do të bëheshin Nuha dhe sërish Ymeraj, me këtë të fundit që shënon një dopietë në këtë ndeshje. Kështu, përfundimisht 4-2 për Atletik Klub U-14. Me këtë fitore, ky ekip është ngjitur në kuotën e katër pikëve në renditje, duke mbajtur vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit.
Ndërkohë, edhe Atletik Klub U-15 ka marrë një fitore po ndaj Besës, në shifrat 3-2. Pjesa e parë është mbyllur me fitoren e kavajasve 1-2, teksa për shkodranët do të shënonte Vuksani.
Megjithatë, pjesa e dytë do të ishte krejt ndryshe. Atletik U-15 rimori në dorë frenat e lojës dhe e dominoi totalisht takimin, teksa arriti të shënojë dy gola të shpejtë me anë të Vuksanit sërish dhe Kallajxhiut.
Kështu, përfundimisht 3-2 për ekipin e futbollistëve shkodranë të drejtuar nga trajneri Saimir Kaloshi. Me këtë fitore, ky ekip është ngjitur në kuotën e nëntë pikëve në renditje, duke mbajtur vendin e pestë në tabelën e klasifikimit. /Maringlen ZHIVANI/
U-14: Atletik Klub-Besa 4-2
Golat për Atletik Klub U-14: Ymeraj (x2), Kastrati, Nuha
Formacioni i Atletik Klub U-14: Marlaska, Gjergji, Nuha, Bashaj, Ramollaj, Ymeraj, Kastrati, Hebovija, Bajri, Syla, Qytetaj (u aktivizuan: Puka, Guri) Tr: Eder Zmijani
U-15: Atletik Klub-Besa 3-2
Golat për Atletik Klub U-15: Vuksani (x2), Kallajxhiu
Formacioni i Atletik Klub U-15: Lumçi, Abazi, Livalli, Plori, Bushati, Taflaj, Hasanaj, Vuksani, Papaj, Ademi, Kallajxhiu (u aktivizuan: Dajani, Luka) Tr: Saimir Kaloshi