Java qe lame pas ka qene e mbare per dy ekipet e Akademise “Atletik Klub Shkodra” te cilet marrin pjese ne kampionatet e kategorise se pare. Te dy ato, si ai i 14 vjeçareve, ashtu edhe ai U15 kane arritur te marrin dy fitore.

“Atletik” U14 ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Akademise se Futbollit ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin “Zmijani”. Golat e kesaj ndeshje jane shenuar te dy ne pjesen e pare dhe i pari ka patur per autor futbollistin Sidrit Dama ndersa i dyti Arjon Osmanaga.

Trajneri Eder Zmijani aktivizoi ne kete ndeshje lojtaret e meposhtem: Mlloja, Syla, Okaj, Lekaj, A.Ara, Osmanaga, Bletaj, Halluni, R.Ara, Taipi e Dama. Nderkohe qe ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Bushati, Kruja, Lleshi e Cemi.

Me fitoren ndaj Akademise se Futbollit, “Atletik” U14 eshte ngjitur ne kuoten e 11 pikeve dhe mban vendin e tete te renditjes.

Nga ana tjeter, “Atletik” U15 duhej te ndeshej me Besen ne Shkoder, por ekipi kavajas nuk eshte paraqitur dhe si rrjedhoje tashme pritet vendimi i Komisionit te Disiplines per t’ia dhene fitoren 3-0 ne tavoline ekipit te drejtuar nga trajneri Saimir Kaloshi. Me marrjen e ketyre tre pikeve, “Atletik” U15 do te ngjitet ne kuoten e 36 pikeve dhe mban vendin e dyte ne renditje./www/shkodrasport.com/