Ditën e djeshme është mbyllur edhe java e katërt e Superiores. Ku pas 4 raundeve të para janë 4 ekipe me pikë të barabarta në krye të renditjes. Pikërisht AF Elbasani, Partizani, Vllaznia dhe Egnatia, të gjitha skuadra në kuotën e 7 pikëve. Duke vërtetuar atë që thuhet shpesh për kampionatin tonë që skuadrat janë shumë të barabarta.
Por ajo që ra në si rrallë herë në kampionatin tonë ishte shënimi i shumtë i golave në javën e 4-të të edicionit 2024-25. Janë shënuar plot 18 gola në 5 ndeshje të Superiores. Me një mesatare prej 3.6 golash për ndeshje, një shifër goxha impresionuese për një kampionat si i yni. Ku ndeshjet e këtij raundi kanë ofruar një kënaqësi për gjithë tifozët.
Dueli me më shumë gola ka qenë ai i zhvilluar në Korçë mes Skënderbeut dhe Teutës. Që përfundoi me fitoren e miqve në shifrat 2-3. Por nga 4 gola janë shënuar edhe në 3 ndeshje të tjera të Superiores. Ndër ta është fitorja e Vllaznisë 3-1 ndaj Egantias dhe barazimet 2-2 mes Bylis dhe Tiranës e po ashtu mes Partizanit dhe Dinamos.
E vetmja ndeshje që ka pasur vetëm një gol është ajo mes AF Elbasanit dhe Laçit. Ku verdheblutë triumfuan në shifrat minimale 1-0 ndaj laçianëve.
Patjetër që këto ndeshje ndoshta tregojnë se për momentin ekipet nuk po bëjnë llogari dhe po luajnë lirshëm. Por tifozët dhe ambienti i futbollit në vend do donin që rezultate të tilla me gola dhe spektakël të përsëriteshin çdo javë.
Endri ÇINARI