Sot janë luajtur katër ndeshje të vlefshme për javën e 31-të të Premier Ligë. Surprizat nuk munguan, pasi Liverpul u mposht nga Fulham.

Fitore mori dhe Totenhem, që ia doli përballë Sauthempton. Zhgënjimi i madh erdhi nga derbi Junajtid-Siti, që nuk prodhoi asnjë gol. Me të njëjtin rezultat u mbyll dhe Brentford.

Një javë kjo ku ka ra në sy se pesë ekipet e para të Premier Ligë nuk fituan. Në total gjatë ditës së sotme u shënuan 9 gola në katër ndeshje.

REZULTATET

Brentford 0-0 Çelsi

Fulhem 3-2 Liverpul

Totenhem 3-1 Sauthempton

Mançester Junajtid 0-0 Mançester Siti