Ndeshjet e djeshme dhe te sotme te javes se 20-te te “Abissnet Superiore” do t’i lene vendin mesjaves se ardhshme ndeshjeve te turit 1/8 te Kupes se Shqiperise. Dy prej ndeshjeve te ketij turi do te luhen diten e marte, ndersa gjashte te tjerat nje dite me pas.
Te marten do te luajne Laçi me Kukesin dhe Tirana me Bylisin, per te percaktuar ne kete menyre edhe dy skuadrat e para çerekfinaliste te ketij kompeticioni.
Nderkohe te merkuren do te luajne Egnatia- Kastrioti, Dinamo- Erzeni, Teuta- Elbasani, Vllaznia- Besa, Partizani- Apolonia dhe Skenderbeu- Vora. Siç shihet, shkodranet do te ndeshen ndaj ekipit te Beses diten e merkure ne oren 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Sipas rregullores se FSHF, ndeshjet e ketij turi do te jene vetem nje ndeshje, qe do te thote se te merkuren ne darke do te jene te percaktuara edhe 8 skuadrat qe do te vijojne me tej rrugetimin e tyre drejt fitimit te ketij trofeu./www.shkodrasport.com/