Aktualisht futbolli shqiptar është në pauzë për shkak të sfidave të Kombëtares. Kjo do t’u japë më shumë mundësi skuadrave të “rifitojnë” energjitë e shpenzuara dhe për t’u bërë gati për ndeshjet e ardhshme.
Përveç Superiores, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, pas pauzës së Kombëtares do të rikthehen emocionet e Kupës së Shqipërisë. Një ditë pas sfidës me Ukrainën, skuadrat do të zbresin në fushë për të zhvilluar fazën e 1/16 të Kupës, ku duele interesante janë në program në orën 13:00.
Kështu me 20 nëntor do të sfidohen mes tyre Elbasani – Iliria, Apolonia – Burreli, Bylis – Luzi. Interesante dhe që merr vëmendjen e tifozëve është përballja mes Flamurtarit dhe Besës, dy ekipe pretendente për titullin në Kategorinë e Parë do të sfidohen në Kupë. Kujtojmë që fituesi i këtij çifti do të ndeshet në turin tjetër me Vllazninë.
Ndërkohë Erzeni do të duelojë me Valbonën, Korabi – Koastrioti, Kukësi – Pogradeci dhe Vora – Oriku janë sfidat e tjera në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë.
NDESHJET E FAZËS 1/16-ave:
ELBASANI – ILIRIA
APOLONIA – BURRELI
BYLIS – LUZI
ERZENI – VALBONA
FLAMURTARI – BESA
KORABI – KASTRIOTI
KUKËSI – POGRADECI
VORA – ORIKU