Vllaznia ka fituar ndaj Kukësit me shifrat 0-1.

Goli i vetëm erdhi nga Hakaj, që realizoi një kryevepër të vërtetë në minutën e 43. Verilindorët shpërdoruan rast të pastër me Barbosën për të barazuar në minutat e fundit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Josa: “Kur merr fitore në Kukës, je i kënaqur. Më kënaq si luajti skuadra në pjesën e parë dhe në disa minuta në pjesën e dytë. Kishim shumë mundësi, por jo të gjitha rastet bëhen gola.

Ekipi ishte shumë i përqendruar sot. Ndeshja vendoset nga episodet, Barbosa mund të barazonte në fund. Garanci nga ekipi? Do ta shohim nga ndeshjet e tjera.

Fitorja e sotme na bën shumë punë para takimit që do të kemi me Tiranën. Kukësi humbi dy raste të pastra në fund, duhet të kemi kujdes”.