Lajmi qe “Shkodra Sport” ka publikuar diten e djeshme per afrimin me te ri tek Vllaznia e femrave, ajo e sulmuese Jehona Shala, ka marre vemendjen e duhur edhe ne mediat kosovare.
Per ta, ky eshte nje transferim i rendesishem per kete lojtare e cila konsiderohet nga me te talentuar dhe me me perspektive ne kampionatin kosovar.
“Futbollistja në fjalë karrierën e saj do ta vazhdojë te Vllaznia e Shkodrës, me lajmin që u zyrtarizua nga vetë klubi shkodran.
Vllaznia e Shkodrës momentalisht udheheq Superligën e Shqipërisë në kategorinë e femrave me 5 pikë më shumë se vendi i dytë, ndërkohë ardhja e Jehona Shalës në sulm do të jetë per te zëvendësuar të larguarën, sulmuesen amerikane Amanda
Doyle.
18 vjeçarja Jehona Shala gjatë karrierës së saj ka luajtur te Liria e Prizrenti dhe te skuadra A&N, ndërsa tash atë do ta shohim në Superligën e Shqipërisë”-shkruajne mediat kosovare.