Shume diskutime ne lidhje me debatin e ndodhur ne pushimin e ndeshjes ne mes futbollistit te Vllaznise Mevlan Adili, atij te Skenderbeut Vangjel Zguro dhe trajnerit te ketij ekipi Migen Memelli.
Shkodranet pergjithesisht mendojne qe arbitri Jorgji duhej t’i kishte toleruar ngaqe ky sherr nuk ndodhi gjate ndeshjes, por ka patur edhe specialiste te kesaj fushe qe mendojne se arbitri ka gabuar me vendimet qe ka marre per ndeshkimin e tyre.
Lorenc Jemini, ish- arbitri i FIFA-s gjate emisionit “Procesi Sportiv”, eshte shprehur se Jorgji ka gabuar sepse duhej t’i kishte ndeshkuar te tre me kartona te kuq.
“Nuk i takon trajnerit Memelli te futet ne ate debat mes lojtareve sepse me sjelljen e tij provokon. Ai ndaj lojtaret per te mbrojtur lojtarin e vet, por konfrontohet me lojtarin e Vllaznise.
Po ta shikojme ne vazhdim, futbollistet pas daljes ne fushe shoqerohen me dhenien e kartonave nga ana e arbitrit. Adili me te drejte ndeshkohet me te dytin e verdhe dhe largohet nga fusha.
Por po te shikoni veprimin e Zguros qe duatroket kete veprim me ironi, edhe ai duhej te dilte nga fusha me karton te kuq. Edhe nese nuk e ka pare gjyqtari kryesor kete veprim te tij, ka qene gjyqtari i katert, VAR-i e me rradhe te gjithe duhet te reagonin per ta larguar edhe ate nga fusha me karton te kuq.
Nga ana tjeter gjyqtari ka gabuar edhe per momentin kur ka zgjedhur t’i jape kartonat. I ka dhene ato ne fillimin e pjeses se dyte, por ne fakt duhej t’i kishte dhene atehere kur ndodhi sherri. T’ i therriste te tre dhe t’u jepte kartonat.
Po sikur lojtari i Vllaznise te zevendesohej nga trajneri ne pushimin e ndeshjes, ku do t’ia jepte arbitri kartonin, ne dhomat e zhveshjes?”- eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/