Duhej të ishte ai kapiteni i ekipit tonë kombëtar në ndeshjen ndaj Izraelit por në fakt shiritin e ka mbajtur Mavraj. Kjo ka bërë që ish- futbollisti i kombëtares shqiptare Fatbardh Jera të reagojë në studion e TVSH-së ku ka qenë i ftuar në rolin e analistit të kësaj ndeshje. “Nuk e kuptoj pse trajneri nuk ka vendosur t’ia japë përfundimisht shiritin këtij futbollisti i cili është vërtetë lideri i ekipit.

Nuk e them këtë ngaqë jam shkodran por kemi të bëjmë me një futbollist që ka bërë për vete gjithë Napolin dhe Serinë A, prandaj duhet bërë ky ndryshim nga ana e trajnerit. Lojtarë të tillë si Hysaj i vijnë rradhë kombëtares tonë dhe ai është një lider prandaj shiriti i kapitenit i takon këtij futbollisti”- është shprehur ai. Një mendim që është mbështetur edhe nga gazetarët e njohur sportivë Fatmir Mëneri dhe Saimir Demi.

© shkodrasport.com