Mançester Siti është skuadra që po vendos rekorde gjatë këtij sezoni, por një meritë të madhe për këtë arritje padyshim ka edhe pronari i skuadrës, sheiku Mansour. Ai ka grumbulluar një pasuri prej 17 miliard dollarësh, teksa pjesën më të madhe të fitimeve e merr nga “International Petroleum Investment Company”. Masouri është zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, ministër i punëve presidenciale, si dhe anëtar i familjes sunduese të Abu Dhabit.
Sheiku e bleu Sitin në vitin 2008 për 210 milionë paund, dhe i dha mundësinë “qytetarëve” që të nënshkruanin me disa nga futbollistët më të mirë në botë. Pasuria i lejon që të ketë gjithçka që ëndërron në jetën e tij.visport.al
Mes tyre është dhe një jaht, 482 metër katror, i cili kushton 400 milionë paund, por ai ka edhe 5 për qind të aksioneve të ferrari, teksa ka investuar 91 milionë paund që nga viti 2009 në këtë sektor. Të jesh një anëtar i familjes mbretërore Abu Dhabi, të lejon që të kesh edhe privilegje të caktuara, duke përfshirë edhe një pallat personal. Ai nuk është mjaftuar vetëm me kaq, pasi ka blere edhe një vile në Spanjë me vlerë 42 milionë paund në vitin 2016.
Shtëpitë, makinat, hotelet dhe futbolli janë disa nga pasionet e tij, teksa investon në mbi 50 kompani në të gjithë botën.