Në moshën e tij, shumë të tjerë e kanë lënë sportin prej kohësh dhe sot ose merren ose si trajner, ose kanë zgjedhur profesione të tjera në jetë. Megjithatë Jetmiri ose siç e njohin të gjithë- Bacuku, ka vendosur të mos heqë dorë kollaj nga sporti i tij i preferuar. Po cila është karriera sportive e këtij sportisti vërtetë të talentuar?
Kush është JETMIR KUÇI?
Që në shkollen 8 vjecare Ali Laçej në Perash qe ishte preference per gjimnastike, ne klasen e 3-te kur ishte 9 vjeç dhe deri ne moshen 14 vjec ishte gjimnast derisa mbaron shkollen 8 vjecare. Ai mund t’u bente me shkathtesine e tij nje gjimnast mjaft i mire, por JETMIR KUÇI zgjodhi t’i hyje boksit dhe ne moshen 15 vjecare fillon rrugëtimin me këtë sport. Stervitet nga tranieri i pare i tij, i ndjeri SHPRESIM BREGU, i cili ishte njeriu qe e mesoi te boksoje ne hapat e pare te tij. Pastaj me ekipin privat te formuar nga kampioni i mundjes se lire TONIN DEMA, qe dikur ne rini ka boksuar edhe ai.JETMIR KUÇI shpejt merr pjese ne kampionatin e te rinjve ne vitin 1992 dhe del kampion. Po keshtu edhe ne vitin 1993 e 94 kampion dhe boksieri ma i mire i kampionatit ne Tirane. Kuptohet që një merite te madhe në këto suksese kanë TONIN DEMA e SHPESIM BREGU, të cilët e bënë këtë sportist qe ne moshen 18 vjeçare te shkoje e ta nderoje vllaznine ne boksin e te rriturve. Pikërisht aty ku tranierët ZEF GJONI, SHYQYRI HALILI eKUJTIM DEMA e moren tek Vllaznia e madhe dhe ketu shperthen. Të gjithë e konsideronin “i papermbajteshmi” ne peshen e tij 69 kg. Bacuku që ne kampionatin e pare me te rriturit del kampion ne vitin 1995 neTiranë. Më pas do të vinin titujt e tjerë kampionë, vit pas viti si ne 1996 fiton kampion per here te dyte ne Shkoder dhe ne vitin 1998 kampion ne Durres e po ashtu ne vitin 1999 ne Tiranë. Të gjitha fitoret janë të dukshme sepse duket qe s’ka kundershar për këtë sportist që i fitonte ndeshjet pa mbaruar 3 raundet me atë boks qe te gjithe shkodranet e mbajne mend se si luftonte qe nga fillimi e deri sa e rrezonte ne tapet kundersharin me goditjet e tij të cilat s’pushonin asnjëherë. JETMIR KUÇI ne vitin 2000 largohet per me mire ne karieren e tij ne Angli dhe qendron per 5 vite dhe del kampion per ekipet e Londres dhe merr pjese vit pas viti ne kampionatin anglez ne peshen 64-69. Duke bërë paraqitje të mira në këto ndeshje, trajnerët e tij i kërkojnë që të vazhdojë karrierën e tij atje e për këtë arsye, vjen në Shqipëri për të marrë disa dokumenta për gruan dhe vajzën por kjo nuk mund të realizohet dhe për këtë arsye, Kuç vendos të mos shkojë më në Angli. Rikthehet në këtë mënyrë sërish tek ekipi i Vllaznisë dhe në vitet 2005, 2006, 2007 dhe 2008 del kampion Shqipërie sërish, për 4 vite rresht. Në vitin 2009 vendos të hedh një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, të kalojë në boksin profesionist ku zhvillon 10 ndeshje, nga të cilat arrin 7 fitore dhe 3 humbje përballë boksierëve më të mirë të kontinentit. Ka marrë pjesë gjithashtu dy herë në Lojërat Mesdhetare dhe dy herë në Kampionatet Botërore. Jetmiri nuk e harron kurrë një aktivitet në Itali kur boksoi shumë mirë duke i kaluar njëri pas tjetrit turet duke arritur deri në finale.
Gjergj KOLA