Boksieri shkodran Jetmir Kuçi do të ndeshet me boksierin hungarez Istvan Szili më 27 Janar në qytetin Trnava në Sllovaki, në një ndeshje profesioniste. Kjo do të jetë ndeshja e parë e boksierit tonë për këtë vit. Kuçi deri më tani ka zhvilluar 6 ndeshje profesioniste duke shënuar të gjitha fitore, me bilanc prej 6-0 (4 KO). Ndërsa hungarezi Istvan Szili ka 13 ndeshje ku ka shënuar të gjitha fitore me bilanc 13-0 (5 KO). Pra do të jetë një duel mes dy boksierëve të pamposhtur deri tani. Kjo ndeshje do të zhvillohet në 8 raunde, ndërsa epërsia e Szili do të jetë ringu vendas, mirëpo Kuçi në Sllovaki udhëton për fitore. Deri më tani Szili ka fituar ndaj disa boksierëve të njohur duke e radhitur atë në më të mirin  nga 25 boksierët hungarez në kategorinë e mesme dhe radhitet i 81-ti nga boxrec.com në ranglistën botërore, por kur kemi parasysh kualitetet e Kuçit në boksin amator dhe atë profesionist, gjasat janë reale që Kuçi të dal fitues. Ndeshja është organizuar nga menaxheri i Kuçit- Artan Vërbica.

www.shkodrasport.com