Interesi per sportin vitet e fundit eshte shtuar shume tek rinia, por ajo qe te ben pershtypje eshte se shumica zgjedh futbollin. Duke anashkaluar sporte te tjera me shume tradite, e me shume relaksues ndoshta.
Nje gje e tille shpeshhere eshte konsideruar e gabuar. Madje, ai qe “ngre zerin” per kete gje eshte Jetmir Kuçi, trajneri i vendit te trete ne Europes, boksieres Elsidita Selaj.
Kjo sepse ka nje gje shume interesante edhe me te kaluaren e kesaj sportisteje. Para tre vitesh, kur ajo ishte ende ne hapat e pare te karrieres si boksiere, nje nga mesuesit e edukimit fizik te shkolles ku ajo studionte, i keshilloi qe ajo te linte boksin dhe te merrej me futboll!!!
Por ambicja e Elsidites per t’u bere me çdo kusht boksiere dhe me pas, puna e bere nga trajneri Jetmir Kuçi me te, sollen edhe rezultatet e shkelqyera: Vendi i dyte ne Europe per U18 dhe vend i trete ne Europe per U22. Keto dy arritje ne nje hark kohor prej vetem nje viti.
Pikerisht duke u ndalur tek shembulli i Selajt, trajneri Kuçi ne nje prononcim per “Shkodra Sport” perdor nje batute shume origjinale kur thote: “Po shoh nje trendy te gabuar te prinderve keto vitet e fundit. Qe kur lind nje femije, duan t’ia percaktojne te ardhmen. Nese lind djale, duan ta bejne futbollist e nese lind vajze duan ta bejne kengetare.
Por ne fakt ata harrojne se femijet e tyre mund te jene te suksesshem edhe ne fusha te tjera. T’i referohemi futbollit, nuk mund te ndodhe qe 1 mije femije qe luajne futboll sot ne Shkoder, do gjejne te gjithe veten ne kete sport. Shume mire, nje pjese e tyre e konsiderueshme mund te zgjedhin boksin, basketbollin, volejbollin, atletiken, çiklizmin apo dhe sporte te tjera, ku ata mund te jene me te suksesshem dhe mund te kene me shume te ardhme”.