Kjo ishte e tepërt dhe nuk ka nevojë për më shumë koment. Arbër Zeneli është thjesht një i çmendur që nuk i përket këtij planeti.

Një nga më të mirët futbollistë shqiptarë që luajnë në Europë. “Shqiperia.ch” e ka theksuar prej kohësh, nëse Kombëtarja ka një peng nga të gjithë lojtarët që duhet të ishin pjesë e saj, Zeneli duhet të jetë lojtari kryesor padyshim.

Në takimin që Herenveni po zhvillon ndaj Emenit, me rezultatin 1-0 kryeson aktualisht, lojtari shqiptar e ka shfrenuar fantazinë dhe ka dalë nga binarët. Një gol nga një goditje dënimi e largët në distancë, përfundon në rrjetë.

Të gjithë prisnin krosimin, por topi ndalet në rrjetë, në të njëjtën mënyrë si Ronaldinjo e bënte këtë gjë ndaj Anglisë, në Botërorin 2002. Bëhuni gati, për golin e Zenelit tashmë do të flasin shumë gjatë. /Shqiperia.ch/