Vllaznia ka lënë Malin e Zi dhe sot ka në program ndeshjen miqësore me Tërbunin, ku trajneri Ernest Gjoka do të testojë edhe formacionin, me të cilin do të përballojë Kukësin për javën e 17-të të kampionatit. Nuk është thjEsht një mqësore e radhës, por “prova gjenerale” para rinisjes së kampionatit. Prandaj dhe drejtuesit e Vllaznisë kanë menduar që këtë ndeshje ta luajnë në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”.

Në fushë mendohet të jenë nga minuta e parë Sukaj, Malota, Berisha dhe Mersini, blerjet e merkatos së dimrit, ndërkohë që kjo ndeshje është edhe një shans i afrimit më shumë me tifozët shkodranë. /Vipsport/